Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universitetet, vendet bosh u japin shansin kandidatëve humbës, aplikimet nisin javën tjetër
English

Universitetet, vendet bosh u japin shansin kandidatëve humbës, aplikimet nisin javën tjetër

Tiranë, 9 tetor NA - Javën që vjen do të nisin procedurat e aplikimit për përzgjedhjen e studentëve fitues të fazës së tretë.

Pretendentët do të paraqiten nga e hëna në fakultete për të plotësuar kuotat e mbetura bosh për vitin e ri akademik 2009-2010. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëri të ditur sot se kuotat do të plotësohen nëpërmjet një rishpërndarjeje të re fituesish, që do të përcaktohet nga renditja e re e preferencave. Kandidatët humbës do të paraqiten pranë drejtorive arsimore të rrethit të tyre, në datat që do të publikohen pas disa ditësh, ku do të tërheqin formularin A-3 të preferencave në të cilin do të listojë edhe njëherë preferencat e tyre por për fakultetet ku do të raportohen vendet bosh.

k.k/NOA

KOMENTE