Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjena - mbështet Prishtinës, Sejdiu kërkon presion nga BE për njohje dhe nga 5 vendet e mbetura
English

Vjena - mbështet Prishtinës, Sejdiu kërkon presion nga BE për njohje dhe nga 5 vendet e mbetura

Prishtinë, 9 Tetor NOA - Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë një formë presioni ndaj pesë vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kërkesa erdhi sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi pas takimit në Prishtinë, me Michael Spindelegger, ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë.

Presidenti i vendit foli për çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga pesë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

"Dëshiroj të falënderojë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, pra tri të katërtat e vendeve të BE-së, dhe megjithëse pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ka hapa të ujdisë dhe të bashkëpunimi të tyre në kuadër të politikave të përbashkëta të Bashkimit Evropian për Kosovën, disa prej tyre edhe i njohin pasaportat e Republikës së Kosovës, janë në kuadër të EULEX-it, të kontingjenteve të KFOR-it, dhe u bëjmë thirrje që të shpejtojnë me njohje. Mendoj se është paralel borxh i të gjitha vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Republikën e Kosovës ta bëjnë një, "do ta quaja presion konstruktiv pozitiv", në vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe t'i prezantojnë arsyet pse e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kosova nuk është precedent për asnjë vend dhe mund të jenë të paarsyeshme shqetësimet e ndonjërit prej tyre se Kosova mund të shërbejë si ndonjë model tjetër eventualisht shqetësimet që mund t'i kenë brenda strukturave të veta të brendshme dhe konsiderojmë se vërtet është koha që të shpejtojmë me përfundimin e ciklit të vendeve të Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës", theksoi Presidenti Sejdiu.

Mbështetje austriake

"Ne do ta mbështesim Kosovën që të njihet nga sa më shumë vende", - ishte deklarata e sotme e z. Spindelegger.

Ky i fundit, e falënderoi z. Spindelegger për mbështetjen e pakursyer që Republika e Austrisë i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj për liri dhe pavarësi, në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, të qenit shtëpi e dytë për shumë njerëz të Kosovës në kohët e vështira.

Sejdiu foli dhe mbi mundësitë e mëdha që u janë dhënë studentëve të Kosovës që të studiojnë në universitetet me reputacion në Republikën e Austrisë, për mbështetjen e rëndësishme për njohje, si dhe për angazhimet e mëtejshme për të pasur raporte sa më të ngjeshura në fushën ekonomike.

Gjithashtu, Presidenti ka vlerësuar rolin e kontingjentit Austriak në kuadër të KFOR-it në Kosovë si dhe punën e të gjithë njerëzve të Austrisë në Kosovë në mandate të ndryshme ndërkombëtare dhe në kuadër të misionit diplomatik të Republikës së Austrisë në vendin tonë, të cilët sipas Sejdiut, janë një partner i mirë dhe gjithmonë derë e hapur e bashkëpunimit me Kosovën.

Ndërkaq, z. Spindelegger, pasi foli për miqësinë në mes të Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës, kujtoi faktin se vendi i tij ishte një nga vendet e para që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

"Austria është njëra nga vendet e para që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ndjejmë një miqësi të veçantë me këtë vend dhe një përgjegjësi që ta mbështesim edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemi të angazhuar jo vetëm me prezencën e ushtarëve tanë në kuadër të KFOR-it, mirëpo edhe në fushën ekonomike, Ne do ta mbështesim Kosovën që të njihet nga sa më shumë vende dhe në integrimet e saj në Evropë. Të jeni të sigurt se Austria do të mbetët në anën e Kosovës", theksoi ministri Spindelegger.

Vizat

Sa i përket liberalizimit të vizave ministri i jashtëm austriak theksoi se kjo është një temë për shumë vende të Ballkanit Perëndimor.

"Mendoj se duhet të jemi realist, perspektiva të cilën veçanërisht ne duam ta mbështesim është që të vlejë edhe për Kosovën. Por, rruga drejt asaj kërkon që të bëhen edhe shumë hapa, shohim se disa vende janë më përpara sesa disa të tjera, dhe për vendet e para liberalizimi i vizave do të filloj në fillim të vitit tjetër, por ka edhe shumë shembuj të mirë për Kosovën andaj duam ta mbështesim që edhe Kosova të shkojë në këtë drejtim", theksoi Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE