Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr pjesë në diplomimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
English

Berisha merr pjesë në diplomimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

Tiranë, 10 tetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë. Ceremonia e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit, e cila kaloi në një atmosferë festive dhe mjaft të ngrohtë.

Në fjalimin e tij, kryeministri Berisha falenderoi pjesëmarrësit për ftesën që i kishin bërë, si dhe i uroi atyre mbarësi në profesionin fisnik që ata kanë zgjedhur.

"Sot secili prej jush sheh të realizuar ëndrrën më të bukur që ju keni patur, keni ëndërruar gjatë viteve të rinisë juaj", i uroi ai të sapodiplomuarit.

"Ju jeni gjeneratë e re mjekësh, farmacistësh, stomatologësh, të viti 2009, por ju vazhdoni një traditë të shkëlqyer, një traditë të një fakulteti, i cili në të vërtetë, në përpjekje të mëdha të përbashkëta të pedagogëve, të studentëve, profesorëve, asistentëve, ka hedhur bazat e mjekësisë moderne shqiptare, ka hedhur bazat e kërkimit shkencor, ka hedhur bazat e aplikimit të metodave më moderne të diagnostikimit, të mjekimit, të parandalimit të sëmundjeve. Unë kam bindje, se ju këtë traditë do ta zhvilloni me sukses edhe më tej dhe mjekësinë shqiptare do ta lartësoni gjithnjë e më shumë", tha më pas kryeministri.

Sipas tij, midis të gjitha profesioneve, ky i mjekut, i farmacistit, i infermierit, i stomatologut, është më fisniku, është më njerëzori dhe është misioni i sakrificave më të mëdha.

"Ju hyni aty ku askush tjetër, përveç jush, nuk mund të hyjë. Ju ndani me të sëmurët dhimbjen, ju ndani me të sëmurët shqetësimin e madh, ju ndani me të sëmurët dëshpërimin. Por ju, me vendimet tuaja, më shumë se çdo gjë tjetër përcaktoni shërimin, jetën shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Në këtë kontekst nuk ka vendimarrës më të rëndësishëm se ju dhe çdo ditë që kalon, çdo shkallë që ngjisni në karrierën tuaj fisnike, më të mëdha, më të rënda bëhen vendimet që ju do të merrni për jetën e fëmijëve, të rinjve, burrave dhe grave që luftojnë më sëmundjet, një armik i pamerituar i njeriu, në shtretërit e klinikave, ku ju do të punoni. Ndaj edhe mund të them se keni patur fat që keni përzgjedhur mjekësinë, keni përzgjedhur profesionin më fisnik", shtoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE