Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grossruck, më kritiku në raportin paraprak të OSBE, sot lëvdoi zgjedhjet në Shqipëri
English

Grossruck, më kritiku në raportin paraprak të OSBE, sot lëvdoi zgjedhjet në Shqipëri

Tiranë, 10 Tetor NOA - Zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Ëolfgang Grossruck, deklaroi sot se "zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri".

Deklarata e z. Grossruck u bë mesditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Athinë.

Ajo vjen pak muaj pasi z. Grossruck ishte më kritiku nga përfaqësuesit e OSBE lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, dy ditë pas përfundimit të tyre.

Atëherë, z. Grossruck duke folur për zgjedhjet, bëri një pyetje publike të cilës i dha ai vetë përgjigje: "Më pyesni nëse këto zgjedhje ishin me standarde? Po ju përgjigjem: Jo, nuk ishin", - duke vijuar më tej me nevojat siç tha për të përmirësuar situatën zgjedhore në vend.

Ndërsa sot, z. Grossruck në cilësinë e kreut të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, doli nga fqinji ynë Greqia, me një deklaratë goxha pozitive:

"Shqipëria ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh përpara në drejtim të demokracisë. Ne të gjithë ramë dakord se këto janë zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri, madje më të mira se ato të vitit 2005".

Menjëherë më pas, ai tha se "ne konsiderojmë se disa probleme që konstatuam duhet të zgjidhen deri në zgjedhjet e ardhshme".

Kurse përmbylli duke thënë: "Misioni i OSBE-së në Shqipëri ishte plotësisht të suksesshëm dhe në këtë pikë uroj që Shqipëria të ecë më tej në vazhdën e suksesit, në rrugën e demokracisë".

/n.s/f.sh/NOA

KOMENTE