Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Për problemet e zgjedhjeve, përgjegjësia kryesore është e Edi Ramës
English

Meta: Për problemet e zgjedhjeve, përgjegjësia kryesore është e Edi Ramës

Ritransmetim i raportimit të plotë dhe me foto:

Tiranë, 10 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në një konferencë për shtyp pasditen e së Shtunës përshëndeti propozimin e Kryeministrit Berisha për t'i dhënë opozitës shumicën në komisionin parlamentar.

Po ashtu, Meta përshëndeti nismën e Kryeministrit të Greqisë z. Jorgo Papandreu për anëtarësimin e Ballkanit në BE brenda vitit 2014.

Në konferencën me gazetarë, Meta vlerësoi se protesta e PS ishte, absurde dhe paradoksale, duke akuzuar se "për problemet e zgjedhjeve, përgjegjësia kryesore është e Edi Ramës.

Integrimi

Meta përgëzoi në mënyrë të veçantë idenë dhe angazhimin e Kryeministrit të ri të Greqisë, Z. Jorgo Papandreu, të bërë edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm në Stamboll, për t'i dhënë një nxitje të re proçesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian gjatë këtyre viteve që vijnë, ashtu sikurse iu dha në Samitin e Selanikut.

"Siç e theksoi edhe z. Papandreu, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duhet të përfundojë mundësisht brenda vitit 2014, datë që koinçidon edhe me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, që për fat të keq nisi nga Ballkani", - tha Meta.Â

Natyrisht, vijoi ai, - kjo simbolikë është shumë e rëndësishme, në radhë të parë po të kemi parasysh se përfundimi i proçesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, do të thotë njëkohësisht edhe një epokë e re për gjithë Evropën, pasi nga ky rajon, jo rrallë herë, janë nxitur konflikte që kanë përfshirë të gjithë kontinentin.

Protesta

Duke folur për protestën e PS, Meta tha se ajo "është absolutisht absurde, sepse nëse ka disa probleme me zgjedhjet e 28 Qershorit, në radhë të parë është përgjegjësi kryesore e kryetarit aktual të Partisë Socialiste, i cili ka diktuar kodin zgjedhor dhe reformën elektorale, dhe madje edhe proçesin e administrimit të zgjedhjeve".

Kurse sugjeroi se vendi i PS "është në parlament, pavarësisht se është një e drejtë e tyre të protestojnë".

Në këtë kuadër, Meta ka përshëndetur, "propozimin shumë konstruktiv të Kryeministrit Berisha për t'u dhënë shumicën në komisionin hetimor, pavarësisht se kjo sigurisht nuk do të ishte normale, sepse opozita ka pakicën".

Ndërsa vlerësoi se reagimet destruktive, janë në dorën e cilitdo, por jam i bindur që kjo nuk do të cënojë normalitetin e vendit apo të qeverisjes.

"Përkundrazi, Shqipëria ka vetëm një axhendë, që është axhenda e reformave, e integrimit evropian. Kush dëshiron që krizën e tij t'a kthejë në një krizë për të gjithë vendin, e ka shumë gabim, sepse do të mbetet i izoluar", - deklaroi z.Meta.

f.sh/NOA

KOMENTE