English

Përkeqësohet moti, java e re nis me shira në gjithë vendin

Tiranë, 10 tetor NOA-Metereologët kanë parashikuar se javën që vjen situata sinoptike do të jetë krejt ndryshe nga ajo që përjetuam dhjetë ditëshin e parë të tetorit.

Sipas tyre duke filluar nga mesdita e ditës së dielë në territorin e vendit tonë do të shfaqen vranësirat të cilat do të sjellin reshje shiu deri në tre ditët e para të javës tjetër.

Ky sistem vranësirash do të shkëputet duke filluar nga e mërkura, por situata sinoptike do të jetë e paqëndrueshme.

Përsa i përket temperaturave edhe ato do të pësojnë ndryshime.

Vlerat e tyre do të ulen shumë në zonat veriore të vendit duke shkuar në dhjete apo 11 gradë celcius.

m.i/NOA

KOMENTE