Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veshët e europianit dhe amerikanit
English

Veshët e europianit dhe amerikanit

"Sot në Shqipëri për fat të keq është turp të paguhesh si politikan, dhe kjo ndodh sepse kjo kuti e mbyllur përfundimisht nuk dëshiron të bëjë aktin më legjitim, aktin më normal i cili ndodh në çdo vend anëtar të NATO-s dhe të BE - verifikimin e votës"

Nga Pandeli Majko

Sot në datën 10 tetor, jemi mbledhur të gjithë së bashku, këtu në këtë shesh, këtë radhë jo për të festuar, këtë radhë për të parë njëri-tjetrin, përballë kësaj kutie të mbyllur, përballë kësaj kutie të mbyllur me dyer të mbyllura, për të kërkuar të drejtën më minimale që mund të kërkojë një opozitë në një vend demokratik, hapjen e kutive të votimit, verifikimin e votave tona, gjetja e hajdutit të votës në datën 28 qershor.

Jemi sot këtu politikanë të majtë e të djathtë, gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste, sepse sot me kutitë e mbyllura është turp të shkosh në parlament, sot në Shqipëri për fat të keq është turp të paguhesh si politikan, dhe kjo ndodh sepse kjo kuti e mbyllur përfundimisht nuk dëshiron të bëjë aktin më legjitim, aktin më normal i cili ndodh në çdo vend anëtar të NATO-s dhe të BE - verifikimin e votës.

Verifikimi i votës sot për Shqipërinë dhe shqipëtarët nuk është thjesht një kërkesë, por është një konkluzion, një konkluzion i viteve të vështira të tranzicionit, ku kutitë së bashku me rezultatin e manipuluar janë mbyllur dhe varrosur.

Sot Sali Berisha dhe qeveria e tij i thonë opozitës ti drejtohet Prokurorisë për votën e vjedhur, po kujt Prokurorie? Kujt t'i drejtohemi?

Kësaj drejtësie e cila ka kaq kohë që ne presim, që socialistët presin, kolegët e një deputeti të vrarë presin për përgjigje dhe përgjigjja nuk ka ardhur.Â

Sot institucionet e shtetit shqiptar ngjajnë me kutitë e pahapura të votës së lirë të shqiptarëve.

Sot kjo godinë është një kuti e pahapur, sot prokuroria është një kuti e pahapur, drejtësia është një kuti e pahapur.

Ne nuk mund të lejojmë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës.

Në emër të të gjithë kolegëve kam nderin sot të hap këtë miting kaq madhështor, mitingun me simbolik të pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mitingun për votën e lirë.

Ne do ta fillojmë punën e opozitës me mitingun e votës së lirë, nuk ka gjë më të mirë për një opozitë se të fillojë kauzën e saj të parë si opozitë duke kërkuar votën e lirë.

Nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, asgjë të çuditshme për veshët e europianit dhe amerikanit, por kërkojmë thjesht të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati.

Kërkojmë që vota përfundimisht të lexohet, që askush nesër të mos shkojë tek kutia e votimit duke na bërë pyetjen, a do na e mbroni votën, a do të lexohet vota ime?

(*) Fjala e mbajtur në mitingun e PS

KOMENTE