English

I ngarkuari i OKB në Afganistan: Zgjedhjet ishin të manipuluara

Kabul, 11 tetor NOA- Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kaj Eide, ka deklaruar se në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura në gusht në këtë vend, manipulimet kanë qenë në përmasa të gjera.

Eide i ka bërë këto komente para gazetarëve, si përgjigje ndaj akuzave të ish-zëvendësit të tij, Piter Galbrajt, se kishte kërkuar fshehjen e dëshmive për manipulimin masovik, gjoja të bërë në favor të presidentit Hamid Karzai, në zgjedhjet e 20 gushtit.

Më 30 shtator, Galbrajt ishte shkarkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Sipas rezultateve të deklaruara në shtator, në zgjedhjet në Afganistan ka fituar kryetari i deritashëm, Hamid Karzai.

KOMENTE