Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një grup të rinjsh konfliktohen me patrullën policore në shëtitoren e Rrëshenit
English

Një grup të rinjsh konfliktohen me patrullën policore në shëtitoren e Rrëshenit

Rrëshen, 11 Tetor NOA - Një grup policor i cili ishte duke inspektuar lëvizjen në shëtitoren e qytetit të Rrëshenit ra viktimë e dhunës në rrethana të papritura mbrëmjen e djeshme, pasi u sulmua nga disa të rinj.

Burime nga policia e Lezhës i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se gjithçka nisi në orën 20.10 të së shtunës në shëtitoren e qytetit të Rrëshenit, kur patrulla e shërbimeve të rendit, e cila patrullonte ne qytet, është ndaluar nga shtetasit Edmond Biba (Ndoj ) lindur në Fan të Mirditës dhe banues në Tiranë, dhe Arjan Preng Perleka, banues në fshatin Ndërfushas Mirditë, të cilët kanë filluar duke ofenduar dhe duke qëlluar punonjësit e policisë.

Në këto momente janë afruar dhe disa djem të tjerë, në përkrahje të Edmondit dhe Arjanit, të cilët në këtë mënyrë, e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e mëtejshme të shërbimeve të policisë.

Pak minuta pas incidentit, Edmond Biba dhe Arjan Perleka janë larguar me shpejtësi me një automjet të markës "Benz" me ngjyrë të zezë, me targa MR 2201 A.

Por edhe gjatë arratisë nuk kanë mbetur pa u hakërryer dhe ca sepse në lëvizje e sipër, kanë qëlluar me armë zjarri dy herë me nga dy goditje, në ajër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, dhe policia tha se po punohet për kapjen e autorëve të ngjarjes, por deri në këto momente kjo ka qenë ë pamundur.

Policia tha se ende nuk ishte në gjendje të shpjegonte si nisi konflikti mes palëve por shtoi se gjithçka do të sqarohet me arrestimin e tyre.

a.l/f.sh/NOA

KOMENTE