English

Delegacion i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrëse në punimet e Asamblesë së NATO-s

Prishtinë, 12 tetor NOA-Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës do të marrin pjesë në punimet e sesionit të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Lviv, Ukrainë, nga 13-15 tetor.

Delegacioni nga Kosova merr pjesë në punimet e Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë dhe në Komisionin Politik.

Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit, Xhavit Haliti, si dhe dy anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku dhe Slobodan Petroviç, deputet përfaqësues i komunitetit pakicë serb.

Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, delegacioni do të shfrytëzojë mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njoftuar delegacionet e ndryshme lidhur me hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të shpallura botërisht për zbatimin e Planit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, të Presidentit Ahtisaari. m.i/NOA

KOMENTE