English

Dëshmia e një politikani britanik: Pashë një jashtëtokësor, madje qe me tatuazh

Londër, 12 tetor, NOA - Janë të huaj të sajuar nga ne, apo specie inteligjente që popullojnë universin? Një pyetje e komplikuar së cilës askush nuk duket se është në gjendje t'i japë një përgjigje.

Por përfaqësuesi britanik i këshilltarëve liberal-demokratë, Adrian Hicks, pohon se ka parë një jashtëtokësor të ecë rrugëve të Uinchester, një qytet i vogël në jugperëndim të Londrës.

Përmes një historie të besueshëme Hicks vërtet argumenton se ka takuar me sa duket femër, me tatuazhe e cila ngjante me një jashtëtokësore.

"I kishte sytë të mëdha ovale dhe kishte plot gjallëri në duart e saj - shpjegoi politikani - nuk mund të kalonte pa u vënë re, si një qenie tjetër".

Â

Ai ka pohuar më pas se ishte përfshirë në operacionet e fshehta amerikane dhe britanike ushtarake në atë moment kur ndodhej në një bazë ushtarake pranë.

"Ka një rrëmujë mes objekteve të paidentifikuara fluturuese rreth bazës - ai vazhdoi Hicks - Uinchester është kryeqytet evropian i Ufove."

Politikani më tej thotë se nuk është i vetmi që e ka parë të huaj, por sipas tij, asnjë nga tregtarët nuk ka kurajën që ta pranojë atë që ka parë.

n.e/NOA

KOMENTE