Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dimri pa reshje, KESH nis importet në nëntor
English

Dimri pa reshje, KESH nis importet në nëntor

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 12 tetor NOA -Na pret një dimër i thatë, që do të ndikojë në uljen e prodhimit të energjisë elektrike dhe kjo situate do të rëndojë mbi konsumatorin i cili do të paguajë më shtrenjtë këtë produkt.

Gjatë një interviste drejtori i sapo emëruar, Muharrem Stojku shprehet se KESH do të nisë importet, për të mbajtur premtimin e qeverisë për 24 orë drita.

"Dimri në vazhdim do të jetë i thatë, madje mund të them se edhe ky tremujorë ka qenë i vështirë për shkak të mungesës së reshjeve"- thotë Stojku.

Por pavarësisht situatës, KESH do të nisë në muajin nëntor importet me 2.5 milion lekë energji.

Drejtori thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi energjia nuk do të mungojë.

Por nisur nga ndërprerjet e dritave të vërejtura muajin e fundit në vend, Stojku shprehet se ato nuk vijnë për mungesën e energjisë, pasi KESH hedh në rrjet të gjithë sasinë që i nevojitet OSSH-së.

Edhe në rast se ka ndërprerje thotë Stojku, ato mund të vijnë për shkak të ndonjë defekti të mundshëm.

Për herë të parë Korporata Elektroenergjetike ka aplikuar për të rritur çmimin e energjisë që do t'i shesë OSSH-së.

Kjo kërkesë do të ketë koston e saj tek konsumatori. Aktualisht tarifa e energjisë është 1.6 lekë dhe KESH ka kërkuar që ajo të rritet me 2.5 lekë, çka do të thotë një rritje prej 36%. Por kjo shifër për drejtuesit e korporatës është modeste.

Më këtë çmim, KESH synon që të shlyejë borxhet e akumuluara në dy vitet e fundit të cilat arrijnë në 200 milion euro.

Bëhet fjalë për kredi nga bankat e nivelit të dytë të cilat ishin në llogari të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, por pas privatizimit ato i kaluan për llogari KESH-it. Megjithatë, si pasojë e mirëmenaxhimit për herë të parë kjo korporatë ka dalë më një fitim prej 16 milion euro.

Por mbetet një fitim i përkohshëm, pasi me nisjen e dimrit do të nisin edhe importet të cilat do të ndikojnë në rritjen e shpenzimeve.

r.l/NOAÂ

KOMENTE