English

Gjermania siguron kualifikimin në kampionatin botëror kundër Rusisë

Berlin, 12 tetor, NOA - Gjermania ka siguruar më në fund pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, pas vështirësive në ndeshjet e grupit ku bënte pjesë.

"Si gjithmonë edhe kësaj radhe në ndeshjen kundër Rusisë ishim nën prersion. Por besoj se këtë situatë e kemi zgjidhur mirë dhe kemi lujtuar një lojë shumë të mirë. Ne ishim agresiv në mbrojtje ndërsa përpara e shfrytëzuam shansin vendimtar", theksoi lojtari Miroslav Klose, i cili shënoi golin e vetëm të fitores për gjermanët.

Ndërsa portieri Rene Adler ka theksuar se "ka qenë shumë mirë i përgatitur dhe i përqendruar tërë javën për këtë ndeshje".

"I tërë ekipi ishte i fokusuar, sepse kemi dashur që gjarat t'i sqarojmë këtu në Moskë dhe ta sigurojmë biletën për në Afrikën e Jugut. Jam shumë i lumtur dhe mund të them se kjo ishte ndeshja më emocionale në karrierën time", tha Adler në fund të ndeshjes.

Që të gjithë janë të mendimit se Gjermania me këtë ndeshje, arriti të kualifikohet me meritë, pa ia vjedhur askujt fitoren. n.e/NOA

KOMENTE