Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu veprime terroriste, arrestohet pas dy muaj hetimesh një shtetas nga Durrësi
English

Kreu veprime terroriste, arrestohet pas dy muaj hetimesh një shtetas nga Durrësi

Tiranë, 12 tetor NOA-Arrestohet për kryerje të veprave me qëllime terroriste një shtetas nga Durrësi.

Sot pasdite, pas një hetimi dy mujor, që nga fundi i muajit gusht nga prokuroria e Tiranës, gjykata e rrethit Gjyqësor të Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për Artan Kriston nga qyteti i , i dyshuar nga policia dhe për vrasjen e Sali Tivarit, ish sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale të "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste", parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.

Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer vepën penale të mësipërme.

Artan Kristo i ka bërë këto thirrje nxitëse në një faqe interneti adresa e së cilës është

kjo:www.albselefet.net

Veprimet e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë arritën të identifikojnë se këto thirrje nxitëse vinin nga ky person megjithëse ai gjatë këtyre botimeve në faqe ka përdorur një emër tjetër.

Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.

m.i/NOA

KOMENTE