English

Polici i Burgut 302 sulmohet nga 5 persona, qëllon me pistoletë në ajër për të shpëtuar

Tiranë, 12 tetor NOA - "Qëllova me armën e punës në ajër për të trembur pesë persona që më sulmuan".

Kështu është shprehur para oficerëve të policisë kriminale, 32-vjeçari Enver Peposhi punonjës policie në Burgun 302 në rrugën "Mine Peza" në Tiranë.

Efektivat e policisë ishin sinjalizuar se kishin dëgjuar krisma armësh te disheza në Institutin Bujqësor, në Tiranë dhe u vunë menjëherë në lëvizje për të identifikuar qitësin.

Por me të mësuar se gjithçka kishte rënë në "vesh" të policisë, personi që gjuajti me armë është paraqitur vetë në komisariat.

Enver Peposhi u tha kolegëve të tij se kishte gjuajtur ai me pistoletë në ajër pasi ishte pa ndonjë shkak nga pesë persona të pa identifikuar.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e shërbimit tip "TT", me nr. 330070A98, si dhe flete dalja me nr.17, dt 11.08.2009.

k.k/NOA

KOMENTE