Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Bamir Topi niset nesër drejt Sllovenisë
English

Presidenti Bamir Topi niset nesër drejt Sllovenisë

Tiranë, 12 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Presidentit slloven, Danilo Tyrk niset nesër për një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Sllovenisë.

Kreu i shtetit shqiptar do të pritet nga homologu i tij slloven, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t'u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare ku pritet që temat e bisedimeve plenare do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare dhe situatën në rajon.

Presidenti Topi do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin slloven, Borut Pahor, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gandar, si dhe me kryebashkiakun e Ljubljanës, Zoran Jankoviç dhe atë të Bledit, Janec Fajfar. Vizita e Presidentit Topi do të pasojë me pjesëmarrje të përbashkët me homologun e tij slloven në Konferencën e Biznesit shqiptaro-slloven ku të dy presidentët do të përshëndesin bashkësinë e sipërmarrësve të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve respektive duke vënë theksin në forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, si dhe gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.

k.k/NOA

KOMENTE