English

Shamku: PS sot është në krah të studentëve që përballen me vështirësi

Tiranë, 12 tetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shmaku ka dalë në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ku ka uruar studentët të cilët nisin sot vitin e ri akademik.

"Sot mbi 30 mijë djem e vajza nga e gjithë Shqipëria nisin rrugën e shkollimit të lartë, me ambicien dhe vullnetin për t'u bërë burra e gra të zot për veten, familjen dhe krejt shoqërinë.

Sot 60 mijë zemra prindërish janë mallëngjyer teksa i kanë përcjellë bijtë e bijat me urimin dhe shpresën që se kush prej tyre të ndërtojë për veten një të ardhme ende më të mirë nga sa ata u ofruan" tha Shmaku.

"Duke ju bashkuar urimit prindëror, Partia Socialiste është sot në krah të këtyre të rinjve, të cilëve do t'u duhet të përballen me vështirësi jo të vogla si pasojë e rrënimit të sistemit universitar, e si pasojë e mungesës së respektit të shtetit ndaj ëndrrës dhe investimit të tyre.

Jemi sot me mend e zemër tek studentët e Juridikut që detyrohen ta nisin vitin jo në një auditor, por në një kinoteatër, për faj të teatrit të shëmtuar që kjo qeveri ka vite që luan me ta. Sikundër jemi në krah të gjithë studentëve, kërkesat e të cilëve janë shumë më fisnike se mjerimi që u servilet" tha më tej Shmaku.Â

k.k/NOAÂ

KOMENTE