Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Taks Forcës: Biznesi nuk mund të presë, reduktoni afatet për pajisjen me licenca
English

Berisha-Taks Forcës: Biznesi nuk mund të presë, reduktoni afatet për pajisjen me licenca

Tiranë, 13 tetor NOA - Kryeministrit, Sali Berisha mblodhi sot Task-Forcën për Reformën Rregullatore.

Në këtë mbledhje u diskutua kryesisht për reduktimin në maksimum të afateve për pajisjen e subjekteve me leje dhe licenca, si dhe për reformën në sistemin e inspektimit. Â

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh se kjo Task Forcë ka një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, që konsiston në avancimin e të gjitha reformave që zgjerojnë më shumë standardet liberale të ekonomisë së tregut, krijojnë klimën më të favorshme për investime, lehtësojnë të gjitha burokracitë ndaj bizneseve.

Nga kjo reformë, u shpreh Kryeministri, varet i gjithë zhvillimi ekonomik, nxitja dhe inkurajimi i biznesit.

Kryeministri Berisha vlerësoi veprimtarinë e deritanishme të bërë nga Qendra Kombëtare e Licencave, por theksoi se kjo qendër e ka të domosdoshme për t'u shkëputur edhe më shumë nga burokracia e miqësive dhe institucioneve të tjera.

"Kjo nënkupton afate shumë më të shkurtra në shërbimet që iu serviren qytetarëve. Shqipëria nuk mund të presë, biznesi nuk mund të presë", u shpreh Kryeministri.

Nisur nga vendimet e marra në këtë mbledhje, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministritë që të sjellin brenda një afati sa më shkurtër ndryshimet në kuadrin ligjor, në mënyrë që të nisë sa më shpejtë zbatimi i afateve të reja për marrjen e lejeve dhe licencave.

Më tej, u diskutua edhe lidhur me reformën në sistemin e inspektimit, e cila synon që eliminimi i pengesave dhe burokracive në regjistrim dhe licencim të plotësohet me eliminimin e pengesave në inspektim.

Për këtë, kërkohet një kombinim i arritjeve në regjistrim dhe licencim me transformimin e modelit të inspektimit në Shqipëri.

k.k/NOA

KOMENTE