Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie qeveria rumune, mocioni i mosbesimit votohet me shumicë në parlament
English

Bie qeveria rumune, mocioni i mosbesimit votohet me shumicë në parlament

Bukuresht, 13 tetor NOA-Për herë të parë që prej vitit 1990, pas mocionit të mosbesimit në parlament, është rrëzuar sot qeveria rumune.

Në votim morën pjesë Â 254 deputetë dhe senatorë të cilët votuan në favor të këtij dokumenti dhe 176 kundër, ndërkohë që 236 vota ishin të mjaftueshme për miratimin e tij.

"Është nder për një qeveri të shpërbëhet ndërsa favorizon një reformë me objektiv heqjen e privilegjeve", deklaroi Boc duke iu referuar reformës së pensioneve që ai mbronte përpara këtij votimi.

Dy grupet e opozitës që e kërkuan këtë veprim, Partia Nacional Liberale (PNL) dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve (UDMR), të bashkuar me socialdemokratët (PSD), e kritikonin atë për krijimin e një qeverie "të paligjshme", të formuar vetëm nga ministra të Partisë së tij Demokrate-liberale (PDL).

PSD-ja doli nga koalicioni në pushtet më 1 tetor, për të protestuar kundër shkarkimit të njërit prej ministrave të saj.

m.i/NOA

KOMENTE