Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitja e bankës në Vlorë, policia: 30 mijë euro për personin që identifikon autorët
English

Grabitja e bankës në Vlorë, policia: 30 mijë euro për personin që identifikon autorët

Vlorë, 13 tetor NOA - Â Policia ka kërkuar ndihmën e komunitetit për të zbuluar identitetin e tre personave që grabitën dje në mesditë filialin e një banke në Vlorë.

Por sigurisht që ndihmësi do të shpërblehet dhe për këtë policia ka menduar një shumë prej 30 mijë euro për personin që do të çojë policinë në zbulimin e identitetit të tre grabitësve.

Shpërblimin për informatorin, policia e ka bërë të ditur ditën e sotme duke deklaruar se do të ruajë anonimatin ndërsa do t'i japë 30 mijë euro personit që do të ndihmojë në gjetjen e autorëve të grabitjes së bankës.

Ngjarja ndodhi dje kur të persona të maskuar të armatosur kishin "shënjuar" filialin e një banke në qytetin e Vlorës për të vjedhur një shumë parash të cilën e realizuan duke shpëtuar më pas paq.

Ata fillimisht dhunuan rojën e bankës dhe më pas nën kërcënimin e armës mundën të bindin arkëtaren tu mbushte çantën me para dhe të largoheshin me shpejtësi duke sfiduar policinë e cila mbërriti në vendngjarje por veç dëshmive të punonjësve nuk mundi të siguronte asnjë të dhënë të rëndësishme për të identifikuar autorët.

Kështu policia ftoi sot komunitetin të jepte kontributin për të çuar grabitësit në qeli duke ofruar për ndihmësin dhe një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

k.k/NOA

KOMENTE