English

Kapet 39-vjeçarja, seks në parkun e qytetit me 71-vjeçarin për 200 lekë

Elbasan, 13 tetor, NOA - Ajo është 39-vjeç, por në këmbim të përfitimit material, asgjë duket se nuk e ka penguar të kryejë marrdhënie seksuale në mes të qytetit me një 71-vjeçar.

Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë një 39-vjeçare, e cila ushtronte prostitucion të paligjshëm në mjediset publike të këtij qyteti.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, e ndaluara quhet Mimoza Myrtaza, 39 vjeçe, lindur e banuese në Elbasan, e dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes".

Arrestimi i saj u bë pasi ajo është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës 200 lekë në mjediset e parkut "Rinia" të Elbasanit me 71-vjeçarin Mustafa Paeshti, edhe ky lindur dhe banues në Elbasan.

Po punohet për dokumetimin e plotë të veprës penale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prostuticioni", e cila parashikohet nga neni 113 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE