English

Përurohet sot në Prishtinë shtatorja e Bill Clintonit në bulevardin me emrin e tij

Prishtinë, 13 tetor, NOA - Sot pasdite në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në bulevardin "Bill Klinton", do të bëhet përurimi i shtatores së mikut tonë të madh Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara tw Amerikës.

Në nderim të gjithë kontributit për Kosovën, kjo shtatore do të vendoset në një hapësirë nën foton e ish-presidentit amerikan në bulevardin që mban emrin e tij.

Kjo shtatore e cila është punuar nga skulptori Izeir Mustafa peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra. Po ashtu bazamenti ku do të vendoset kjo shtatore është 3 metra

Presidenti, Bill Clinton gëzon një respekt të madh tek shqiptarët, për nder të tij, qytetarë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë pagëzuar fëmijë të tyre me këtë emër madje edhe organizata.

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ka lindur më 19 gusht 1946. Ai ka qenë presidenti i 42-të i SHBA-së nga radhët e demokratëve, nga viti 1993 deri 2001.

NOA-INA

Â

KOMENTE