Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, alarm për bombë në Gjykatë dhe në Rektoratin e Universitetit
English

Prishtinë, alarm për bombë në Gjykatë dhe në Rektoratin e Universitetit

Prishtinë, 13 tetor NOA - Alarmet për bombë terrorizojnë Prishtinën.

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme është dhënë një alarm për bombë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, duke detyruar personelin të largohet menjëherë nga ambientet e brendshme të Gjykatës.

Policia e Kosovës e cila nuk neglizhoi alarmin e dhënë nga telefonues anonim u vu menjëherë në lëvizje për të kontrolluar një më një të gjitha zyrat, për të vërtetuar nëse alarmi është i rremë apo i vërtetë. Ndërkohë që alarmi për një bombë të vendosur në Gjykatë ishte i dyti gjatë ditës së sotme.

Më herët rreth mëngjesit një telefonues anonim kishte dhënë alarmin për një granatë dore të vendosur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Njësitet e KFOR-it, rreth mesditës po punonin për çmontimin e mjetit shpërthyes, për të cilin nuk dihet ende se nga kush ka mundur të vendoset. "Rreth orës 8 në mëngjes të ditës së martë, policia është informuar për një mjet shpërthyes në Rektorat.

Policia ka shkuar menjëherë dhe e ka kuptuar që bëhet fjalë për një granatë dore", tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

KOMENTE