Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ miraton vendimin për përdorimin e kamerave
English

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ miraton vendimin për përdorimin e kamerave

Tiranë, 13 tetor NOA-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën në mesditë vendimin "për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 qershorit".

"Do të jenë dhjetë kamera dhe dhjetë monitorë, që do të përdoren për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave" theksuan ekspertë të zyrës juridike të KQZ-së.

Gjithashtu, sot komisioni zgjedhor miratoi dhe modelin e vulës së KZAZ-së, modelin e vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe modelin e vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit.

Ndërkohë, KQZ shtyu për pasdite çështjen e diskutimit të regjistrimit të subjekteve politike, që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit do të mbahen në pesë njësi vendore të vendit, pas mbetjes vakante të postit të kryetarit të këtyre njësive, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

m.i/NOA

KOMENTE