Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë, Rehn: Është bërë progres gjatë 2009
English

BE rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë, Rehn: Është bërë progres gjatë 2009

Bruksel, 14 tetor NOA- Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë.

Njoftimi është bërë nga Komisioneri Evropian për zgjerim Olli Rehn.

"Tani mund të rekomandojmë hapje të negociatave për anëtarësim.

Vendi realizoi përparim bindës dhe u përqendrua në prioritetet kyçe reformuese të cilat në gjuhen diplomatike quhen 8 plus 1 përcaktim.

Besoj se Qeveria në Shkup do ta kuptojë këtë si nxitje te forte dhe inkurajim që përfundimisht ta zgjidhë çështjen për emrin ", tha Rehn duke iu adresuar Maqedonisë.

Në raportin, e KE publikuar sot, thuhet se Maqedonia bëri përparim të rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve kryesore duke përmbushur detyrimet e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim.

"Zgjedhjet lokale dhe presidenciale në vitin 2009 plotësuan standardet ndërkombëtare, është përmirësuar dialogu politik, koalicioni qeverises është më stabil, klima politike është e mirë ndërsa Kuvendi është efektiv", thuhet ne raportin per Maqedonine.

Sipas tij, ky vend ka bërë përparim edhe në reformat e policisë, në gjyqësor, në administratën publike e në luftën kundër korrupsionit por edhe në tatime e dogana.

Raporti vlerëson se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një pike me rëndesi në qeverisjen demokratike në vend.

Sipas KE, është bërë progres në zbatimin e Ligjit për gjuhët dhe përfaqësimin e barabartë, por është e domosdoshme kahja e autoriteteve për përmbushjen e qëllimeve që burojnë nga marrëveshja.

m.i/NOA

Â

KOMENTE