English

Kosova dhe Prishtina dhe Shkupi, pranë marrëveshjes për vijën ndarëse kufitare

Prishtinë, 14 tetor, NOA - Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë janë duke rënë dakord me propozimin e fundit për arritjen e marrëveshjes që konfirmon vijën kufitare mes dy vendeve.

Bëhet e ditur se marrëveshja në fjalë pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, ndërsa palët kanë arritur dakord me kushtet që ajo përmban.

Sipas shtypit kosovar, nënshkrimi i saj pritet të bëhet nga kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Gruevski. Mbyllja e çështjes së demarkacionit të kufirit shmang pengesën e fundit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit. Ky edhe ka qenë kusht i Maqedonisë për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe për vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

KOMENTE