English

Kthimi i paqes, presidenti i Armenisë dhe i Turqisë, sot bashkë në stadium

Bursa, 14 tetor, NOA - Pak ditë pasi Armenia dhe Turqia firmosën rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes tyre, sot zhvillohet aktivitetet i parë i përbashkët mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për ndeshjen futbollistike të kombëtareve të dy vendeve, në atë për të cilën shpresojnë se do të jetë një hap tjetër drejt zbutjes së tensioneve ndërmjet dy vendeve. Sipas të dhënave rreth saj, në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl dhe ai i Armenisë, Serzh Sarkasian, të cilët do ta ndjekin atë në qytetin Bursa.

Asnjëra nga kombëtaret nuk kanë gjasa për t'u kualifikuar në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por ndeshja shihet si "diplomaci futbolli", pasi presidenti turk vitin e kaluar vizitoi Armeninë ku ndoqi ndeshje futbollistike.

Turqia dhe Armenia patën ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1993, si pasojë e konfliktit në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni-Karabahut.

Kështu, Turqia myslimane si edhe Armenia e krishterë nënshkruan një marrëveshje historike për paqen mes këtyre vendeve, pas një shekulli të kaluar në armiqësi.

n.e/NOA

KOMENTE