English

Reagon zv/kryeministri Meta për marrëveshjen me Greqinë: Opozita ta njohë mirë atë, jo ksenofobiste

Tiranë, 14 tetor, NOA - Opozita të njihet mirë fillimisht me marrëveshjen detare për Greqinë dhe pastaj të japë konsideratat kundër saj.

I këtij mendimi është shprehur sot ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, menjëherë pas akuzave të mbërritura nga kryesocialisti Rama se qeveria po bën lojë në dëm të Shqipërisë përmes saj.

"Opozita ka mekanizma institucionale për njohjen dhe duhet ta kryejë mirë atë", mësohet të jetë shprehur Meta.

Duke dalë direkt kundër kryesocialistit, Meta tha se me deklaratat e tij, Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po dëmton imazhin e Shqipërisë.

"Edi Rama të heqë dorë nga qëndrime ksenofobe dhe të heqë dorë nga qëndrime ekstremiste, pasi po dëmtohet imazhi i Shqipërisë", tha ndër të tjera Meta në deklaratën e tij mbi këtë çështje.

Sipas tij, opozita ka hapësira që të paraqesë shqetësimet e saj dhe se marrëveshja do të bëhet transparente kur të votohet në parlament.

n.e/NOA

KOMENTE