Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka: Meta të publikoje hartat e marrëveshjes me Greqinë
English

Xhaçka: Meta të publikoje hartat e marrëveshjes me Greqinë

Tiranë, 14 tetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka dhënë sot një deklaratë në ambientet e jashtë të Ministrisë së Jashtme për të reaguar pas deklaratës së kreut të këtij dikasteri, Ilir Meta në lidhje me hartat e marrëveshjes me Greqinë.

"Unë jam sot në derën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar nga njeriu që e bleu karrigen e Ministrit të Jashtëm duke shitur 83 mijë vetë tek Familja në Pushtet, që të  mos flasë për interesin kombëtar të shqiptarëve si një kopjac i rëndomtë i Sali Berishës po të nxjerrë publikisht hartat e marrëveshjes shumë shqetësuese për kufijtë detarë" tha Xhaçka.

"Injorantët dhe bashibozukët e oborrit të Familjes në Pushtet, të cilat kanë përgatitur për arsye ende shumë të errëta një marrëveshje aspak normale me vendin fqinj, nuk mundet as të ndalojnë popullin shqiptar të njihet me këtë marrëveshje, as të ndalojnë Partinë Socialiste të kërkojë llogari deri në fund për interesat kombëtare dhe as të dëmtojë urën e miqësisë që na lidh me Greqinë e me popullin grek" përfundoi deputetja e PS-së.

k.k/NOA

Â

KOMENTE