Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca Kundër Diskriminimit: Raporti i KE i drejtë, të mbrohen homoseksualët
English

Aleanca Kundër Diskriminimit: Raporti i KE i drejtë, të mbrohen homoseksualët

Tiranë, 15 tetor, NOA - Aleanca Kundër Diskriminimit (LGBT) në një reagim të saj për mediat mbi progres raportin e Komisionit Europian, deklaron se e vlerëson këtë dokument me konstatimet që ai përfshin brenda tij për Shqipërinë, duke i cilësuar ato si të sakta.

"Aleanca Kundër Diskriminimit vlerëson progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë dhe vëren se konstatimet në këtë raport në lidhje me situatën e komunitetit LGBT janë të sakta dhe të drejta", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar bindjen se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë nëse në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut, e në këtë kontekst edhe të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve. "Aleanca shpreson se Kuvendi i Shqipërisë do t'i ketë parasysh këto rekomandime të BE dhe se do ta miratojë projektligjin Kundër Diskriminimit", pohojnë drejtuesit e kësaj aleance.

Më pas ata sqarojnë se kKy projektligj duhet të jetë fillimi i një pune serioze për t'i krijuar këtij komuniteti të gjithë hapësirën e duhur në mënyrë që të mos kemi më në shoqërinë shqiptare asnjë një lloj diskriminimi.

n.e/NOA

KOMENTE