Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, qeveria: Brenda vitit 2010 qytetarët do të pajisen me pasaporta biometrike
English

Kosovë, qeveria: Brenda vitit 2010 qytetarët do të pajisen me pasaporta biometrike

Prishtinë, 15 tetor NOA - Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se do të nxjerrë pasaportat biometrike për qytetarët e saj brenda vitit 2010, pasi ky është një nga kushtet kryesore për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.

E ndërsa po përgatitet për tu përfshirë në këtë proces, qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Planin e veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian 2009-2011. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti tha se MPB ja ka hartuar planin e veprimit, dhe ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante për t'i implementuar kriterët themelore. Ministri i Punëve të Brendshme ka përmendur miratimin e Strategjisë antikorrupsion, ndërtimin e politikave për azil, menaxhimin e kufijve, menaxhimin e azilit, menaxhimin e të dhënave dhe hapa të tjerë që çojnë drejtë përmbushjes së kritereve të BE së për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.

KOMENTE