Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kufijtë detarë me Greqinë, Rama: Të premten ankimojmë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese
English

Kufijtë detarë me Greqinë, Rama: Të premten ankimojmë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese

Tiranë, 15 tetor NOA-Shtatë parti opozitare të udhëhequra nga PS kanë vendosur të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kufijve detarë të firmosur nga qeveria shqiptare dhe ajo greku, ku përmes saj Greqia përfiton nga vendi ynë, kilometra të tëra në detin Jon.

Pas takimit me partitë e vogla, kreu i PS, Edi Rama, inicues i takimit, deklaroi se drafti për të ankimuar marrëveshjen me Greqinë u firmos dhe do të dorëzohet ditën e premte në Gjykatën Kushtetuese.

"U ra dakord që të nënshkruajmë atë hap që ne i ftuam të ndërmerrnim së bashku, për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje krejtësisht të pavend dhe krejtësisht të padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zmbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegocim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë, duhet ta përfaqësojnë denjësisht, si të barabartë mes të barabartëve.

Në respekt të plotë të fqinjësisë së mirë, në respekt të plotë të miqësisë të tradicionale, në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve tanë dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen dhe aq më pak të preken për arsye që për momentin janë shumë shumë të errëta", tha Rama

Përveç aleatëve të PS, drafti ankimor është miratuar dhe nga parti të djathta si partia e Spartak Ngjelës dhe PDK e Ndokës.

 "Kontestojmë marrëveshjen për ujërat, ku dy janë arsyet: cenimi i territorit, që është shkelje e rëndë kushtetuese dhe e dyta, bëhet me vullnet të plotë, pa ditur se çfarë po ndodh.

Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë me urgjencë, duke i vënë Parlamentit në dijeni faktin, se edhe sikur të gjithë deputetët të jenë dakord unanimisht, ndëshkohen penalisht në rast se kjo provohet.

Dhe kjo nuk ka pse të mos provohet, sepse në rast se nuk do të ishte territor shqiptar 250 km2, nuk do kishte nevojë për marrëveshje.

Gjej rastin t'i them Presidentit të Republikës të jetë i vëmendshëm dhe ta shoh me përparësi këtë çështje.

Po degradon situata në sens negativ, ku janë manipuluar zgjedhjet dhe po bëhen marrëveshje të dyshimta.

Kjo është arsyeja që sot është imperativë çështja e demokracisë dhe lirisë në Shqipëri, sepse me sapo shohim, kemi të bëjmë me një grup njerëzish që mund të shesin gjithçka. Gjykata Kushtetuese nuk e merr dot në shqyrtim pasi ratifikohet, sipas Kushtetutës, e merr vetëm përpara", u shpreh Ngjela.

Ndërsa kreu i G99, Erion Veliaj, deklaroi se duke shtyrë ratifikimin e marrëveshjes, praktikisht po janë duke e shtyrë tradhtinë e Shqipërisë për në një kohë më të vonë.

 Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor.

m.i/NOA

KOMENTE