English

Miami, shokët e klasës lyejnë me benzinë dhe më pas i vënë flakën 15-vjeçarit

Miami, 15 tetor NOA - Lyejnë me benzinë shokun e tyre të klasës dhe më pas i vënë flakën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Miami kur 15-vjeçari Muchael Brewer ka pësuar 65 për qind djegie në trup për shkak se shokët e tij të klasës e lyen me benzinë dhe më pas i vunë flakën.

Në një emision televiziv, nëna e të miturit ka denoncuar ngjarjen duke deklaruar se ajo që i ka ndodhur djalit të saj është tmerrshme.

"Vendi ynë dhe e gjithë bota duhet të zgjohet dhe të shikojnë se ç'po u ndodh fëmijëve tanë"tha ajo.

"Ju duhet të bëni diçka, kjo dhuna duhet të ndalojë. Nuk është thjesht vetëm për djalin tim por për të gjithë fëmijët ,mund t'i ndodhi kujto, mos dashtë zoti.

Nuk ja uroj askujt këtë agoni edhe torturë.

Ne duhet të bëjmë diçka që kjo dhunë të ndalojë" tha sot në një emisionin televiziv nëna e 15-vjeçarit, Valeria Brewer.

Autoritetet vendase thanë se njërit prej shokëve të klasës, i mituri i kishte 40 dollarë borxh dhe nuk kishte mundur t'ia kthente.

Për këtë shoku ishte hakmarrë duke i vjedhur biçikletën e të atit, gjë që ka detyruar 15-vjeçarin ta denoncojë në polici.

Sërish ky veprim i Brewer ka vënë në lëvizje shokun e klasës të hakmerret kësaj radhe duke kërkuar ndihmën e shokëve të tjerë të klasës.

Kështu 5 djem të klasës lyen me benzinë 15-vjeçarin dhe më pas i vunë zjarrin.

k.k/NOA

KOMENTE