Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Progres raporti i KE, Berisha thirrje ministrave: Lexojeni dhe frenoni korrupsionin në administratë
English

Progres raporti i KE, Berisha thirrje ministrave: Lexojeni dhe frenoni korrupsionin në administratë

 Tiranë, 15 tetor NOA- Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në kuvendin e Shqipërisë, i ka bërë thirrje ministrave të kabinetit të tij qeveritar, të lexojnë me kujdes progres raportin  e KE për Shqipërinë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.

Berisha ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në motivin e punës së ministrave të cilët duhet të parandalojnë fenomenin e korrupsionit të shtrihet në administratën shtetërore.

"Ka fusha ku dominon korrupsioni. U bëj thirrje ministrave që këto fusha t'i kalojmë me një shoshitje dhe procedurat e tyre t'i bëjmë të papërshkueshme nga fenomeni i korrupsionit.

Nuk ka gjë më pozitive sesa parandalimi i korrupsionit", u shpreh Berisha në kuvend.

Sipas kryeministrit, duhet bërë e pamundura që qytetari shqiptar të mos penalizohet nga babëzia dhe lukunia e administratës shtetërore.

Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se leximi serioz i raportit dhe marrja e përgjegjësive nga ana e ministrave do i bëj institucionet të jenë në lartësinë e aspiratave më fisnike të shqiptarëve për tu integruar në BE.

m.i/NOA

KOMENTE