Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti, Rama: KE pasqyroi krizën e demokracisë në vend, zgjedhjet pa standarde
English

Raporti, Rama: KE pasqyroi krizën e demokracisë në vend, zgjedhjet pa standarde

Tiranë, 15 tetor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot për progres raportin e Komisionit Evropian i cili u publikua nga ambasadori i KE, Helmut Lohan, një ditë më parë.

Rama deklaroi se raporti ishte alarmant dhe pasqyroi krizën e demokracisë në vend.

 "Ne ndajmë të njëjtin vlerësim me Komisionin Evropian se ne thelbin e tyre zgjedhjet nuk përmbushën standardet evropiane.

Ritheksojmë me vendosmëri se vetëm hetimi parlamentar i pavarur nga qeveria si një kusht i panegociueshëm për cilësinë e këtij hetimi, do të ndihmonte demokracinë në vend.

Ne bashkohemi me konstatimet alarmante që Komisioni Evropian pasqyron në raport" tha Rama.

"Ne ngremë zërin për faktin se familja në pushtet e ka të pamundur të nxjerrë vendin nga korrupsioni gjë që do përmbushte kriteret për liberalizimin e vizave.

Korrupsioni sipas Komisionit Evropian vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz sot ka një familje në pushtet që është ngritur kundra ligjit" tha më tej Rama.

Ndërkohë, për marrëveshjen e kufijve me Greqinë, Rama u tha sot gazetarëve se ratifikimi i saj do të ishte një gabim fatal.

"Qeveria të hapë rrugën e një shikimi realist dhe një hartimi racional të asaj marrëveshje pa u ngutur të bëjë gabimin fatal të ratifikimit të saj nga ana tjetër unë i refuzoj me neveri ato akuza që lidhur me një pozicion të ashtuquajtur ekstremist timin dhe të Partisë Socialiste në raport me dokumenti skandaloz të kësaj marrëveshje.

Akuza të tilla vijnë nga vartësi i Berishës nga ministria e Jashtme" tha Rama lidhur me marrëveshjen për kufijtë me Greqinë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE