Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohet 1 kilogram marijuanë në autobusin Gjirokastër-Tiranë
English

Sekuestrohet 1 kilogram marijuanë në autobusin Gjirokastër-Tiranë

Tepelenë, 15 tetor, NOA - Një kilogramë marijuanë e sekuestruar dhe një person i arrestuar në fragrancë ka qenë bilanci i një aksioni të ndërmarrë sot nga forcat e policisë së Gjirokastrës në një nga autobusat e linjës Gjirokastër-Tiranë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ato kishin marrë informacion paraprak në rrugë operative se pikërisht, në autobusin e linjës së orës 23.00, Gjirokastër-Tiranë me targa GJ 61 52 A, do të ishte një çantë me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, me destinacion Tiranën.

Menjëherë nga ana e policisë është ngritur një pikë kontrolli në vendin e quajtur "agjensia e qytetit Tepelenë", e vendosur në aksin rrugor Gjirokastër-Memaliaj dhe sapo

autobusi është afruar në qytetin e Tepelenës, ai është ndaluar nga postoblloku i policisë i ngritur për këtë qëllim.

Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet rezultoi se në këtë autobuz , poshtë sediljes së shoferit është gjetur një çantë ku brenda saj poshtë disa rrobave kishte një pako e mbështjellë në formë të çrregullt e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë me peshë 1 kilogramë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo çantë i përkiste Spiro Pepes, 56-vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, fatorino i autobusit, i cili u arrestua menjëherë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet e tjera i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE