Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka gjerman Pro Credit, 10 vjet në Shqipëri
English

Banka gjerman Pro Credit, 10 vjet në Shqipëri

Tiranë, 16 Tetor NOA/DW - Një nga synimet e bankës ProCredit është dhe edukimi i klientëve me kulturën e kursimit dhe të kredimarrjes. Për këtë stafi i ProCredit përpiqet të përhapë kulturën gjermane në këto dy drejtime.

Deri tani fokusi i këtij institucioni ka qenë biznesi i vogël dhe i mesëm. Por strategjia e ProCredit në vazhdim është dhe bashkëpunimi me biznesin e madh. Portofoli i saj i kredisë është aktualisht rreth 150 milionë euro, ndërkohë që portofoli i depozitave është 226 milionë euro.

Aksionerë të saj janë institucione të qëndrueshme dhe të fuqishme ndërkombëtare: si ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. Banka ProCredit është prezente në 22 vende të botës, në Europën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

ProCredit është një nga operatorët bankarë kryesorë në tregun shqiptar.

Instalimi i saj në Shqipëri në vitin 1995 nisi si një aktivitet modest në formën e një fondacioni, që angazhohej për sipërmarrje, financë dhe zhvillim dhe që njihej me emrin FEFAD. Kapitali tërësor i saj sigurohej nga KfW, Banka Gjermane për Zhvillim.

Targeti i fondacionit FEFAD ishte mbështetja e bizneseve të vogla dhe shumë të vogla. Performanca e suksesshme e saj, që nuk u pengua as në trazirat e dhunshme të vitit 1997 në vend, nxiti idenë e shndërrimit të fondacionit në bankë.

Dhe në vitin 1999 ajo u licencua si FEFAD Bank, duke u pagëzuar në vitin 2003 si ProCredit Bank.

Hyrja në treg me hapa të matur është një nga karakteristikat më të dukshme të saj në krahasim me operatorët e tjerë në treg.

Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e ProCredit, Mimoza Godanci, thotë se ka qenë dhe mbetet politikë e këtij institucioni rritja e ngadalshme. Nëse nuk je i vogël, nuk bëhesh i madh. Kjo vlen si për bankën, ashtu dhe për klientin, thotë ajo për DW.

"Tani banka ka arritur në një stad, ku mund të vazhdojë të zhvillojë aktivitetin e saj dhe në financimin e klientëve sa më të mëdhenj, edhe në dhënien e kredive sa më të mëdha. Zhvillimi i ProCredit ka qenë i kujdesshëm. Dikush mund ta interpretojë si të ngadalshëm, por unë them se është i kujdesshëm. Për vetë faktin që ajo nuk u ndal asnjëherë, as në kohën e krizës. ProCredit Bank nuk ka stopuar të kreditojë në asnjë moment. Ka vazhduar dhe ajo, që është më specifike, tani ajo synon një treg edhe më të madh".

Sipas Mimoza Godanci kjo ndodh në këtë moment, pasi është dashur kohë për të trajnuar stafin dhe për t'iu përgjigjur me cilësi dhe standarde klientëve. Kështu strategjia e këtij institucioni gjerman është që të afrojë çdo nivel të klientëve, të vegjël, të mesëm, por dhe të mëdhenj. Ky është profili i së nesërmes.

"Nesër është një bankë universale, është një bankë gjithkund dhe për të gjithë", thotë Godanci.

Vlerësime për aktivitetin e ProCredit në Shqipëri kanë bërë së fundi dhe autoritetet më të larta zyrtare.

Kryeministri Sali Berisha ishte prezent para pak ditësh në përurimin e zyrave qendrore të bankës, që përkoi me festën e 10 vjetorit të saj. Ai e quajti këtë si një tregues të qartë të qëndrueshmërisë dhe të seriozitetit në aktivitetin e ProCredit.

"Është investimi më i madh, që është bërë në 20 vitet e fundit nga sistemi bankar për vetveten. Është e rëndësishme që kjo ndërtesë e bukur e funksionale përurohet në dhjetëvjetorin e suksesit të ProCredit Bank", tha Berisha.

Orientimi i kësaj banke në treg është për nga zhvillimi ekonomik e vendit.

Kjo sipas Mimoza Godanci shikohet në tri aspekte. Pikësëpari tek aspekti afatgjatë i kreditimit. Për të mos dhënë kredi thjesht për të rritur portofolin e tyre, por që të rrisin klientin. Së dyti, është edukimi financiar i klientëve. Në Shqipëri ka shumë hapësira, ku mund të kontribuohet për këtë.

"Banka ka marrë një nismë dhe këtë e ka realizuar dhe vazhdon ta realizojë në aktivitetin e saj. Për të punuar në edukimin e klientëve, qoftë në kulturën e kursimit, qoftë në kulturën e kredimarrjes. Pak a shumë mundohemi që kulturën gjermane të kursimit dhe kredimarrjes ta transmetojmë dhe në Shqipëri. Dhe aspekti i fundit, jo më pak e rëndësishmi është trajnimi i bankierëve të rinj. Trajnon bankierë të mirë dhe këta bankierë sot i gjen jo vetëm në bankën tonë, por dhe në bankat e tjera, ne Bankën e Shqipërisë, apo institucione të tjera financiare", thotë Mimoza Godanci

Banka ProCredit ka në të gjithë territorin e vendit 41 degë, që kanë aktivitet në qendrat kryesore urbane.

Portofoli i saj i kredisë është aktualisht rreth 150 milionë euro, ndërkohë që portofoli i depozitave është 226 milionë euro. Aksionerë të saj janë institucione të qëndrueshme dhe të fuqishme ndërkombëtare: si ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. Banka ProCredit është prezente në 22 vende të botës, në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

KOMENTE