Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Di Karlo: Përshëndesim rolin e UNMIK, por Kosova duhet të veprojë e pavarur
English

Di Karlo: Përshëndesim rolin e UNMIK, por Kosova duhet të veprojë e pavarur

Uashington, 16 tetor, NOA - Roli i pranisë ndërkombëtare në Kosovë ka qenë i dobishëm dhe për këtë duhet vlerësuar, por koha ka ardhur që Kosova tani të nisë të veprojë si një shtet i pavarur.

Një fakt të tillë e ka theksuar gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rozmari di Carlo.

"Përshëndet rolin e UNMIK-ut, por vlerësoj se në planin ndërkombëtar Kosova duhet të veprojë e pavarur", mësohet të jetë shprehur ajo. Ndër të tjera, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Di Karlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, dhe shfaqi keqardhje për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiç se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje. Di Karlo tha më tej se Kosova ka bërë përparim të madh, duke përkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Duke shtuar në fund të referimit të saj faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin hyrjen e Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.

n.e/NOA

KOMENTE