Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Irina Bokova zgjidhet në krye të UNESCO
English

Ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Irina Bokova zgjidhet në krye të UNESCO

Uashington, 16 tetor, NOA - Edhe pse pati kundërshtime për faktin se vinte nga Bullgaria, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore (UNESCO), kanë votuar pro emërimit në krye të saj të diplomates bullgare Irina Bokova.

Ambasadorja aktuale e Bullgarisë në Francë u zgjodh në një konferencë të përgjithshme në Paris pak javë më parë me 166 nga 173 vota, duke u bërë kështu edhe gruaja e parë në krye të organizatës për arsim, shkencë dhe kulturë.

Kandidimi i saj u kundërshtua për faktin që vinte nga Ballkani, e megjithatë ajo ia arriti të fitonte ndaj rivalit e saj, ish-ministrit egjiptian të Kulturës Faruk Hosni.

Hosni konsiderohej në kryesinë e UNESCO-s si favorit kryesor për marrjen e këtij posti edhe pse vitin e kaluar kishte bërë thirrje për djegien e librave hebrej.

E megjithatë, një përfaqësuese nga gadishulli i Ballkanit ka arritur që të fitojë postin e rëndësishëm në krye të UNESCO-s.

57-vjeçarja Bokova vjen në këtë post si pasardhëse e japonezit Koichiro Matsuura dge është femra e parë e cila do të jetë në krye të këtij institucioni.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE