English

Krujë, arrestohet 38-vjeçari kërkohej për vrasjen e bashkëkombësit të tij në Angli

Krujë, 16 tetor NOA - Policia e Krujës çon në qeli një 38-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasjen e një emigranti shqiptar në Londër.

Afrim Cubi 38-vjeç lindur dhe banues në rrethin e Krujës është arrestuar sot në qendër të këtej qyteti pasi rezultonte person i shpallur në kërkim për veprën penale të "vrasjes".

Burime nga policia thanë se Gjykata e rrethit Gjyqësor Krujë më datë 24 shtator të këtij viti ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" në ngarkim të 38-vjeçarit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Cubi ka ndodhur në shtetin Anglez më datë 17 janar të vitit 2001 në qytetin e Londrës, ku ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin Frederik Ndreka lindur dhe banues në Shkodër, emigrant në Angli.

Ndalimi i Cubit u krye në sajë të një pune të organizuar nga policia ditën e sotme në qendër të Fushë-Krujës.

k.k/NOA

KOMENTE