English

Kryeministri Berisha niset në Vjenë, referon në konferencën "Bota në Vitin 2025"

Vjenë, 16 tetor, NOA - Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë një ditore në Austri, në Vjenë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Universiteti i Verës së Rrjetit Evropian të Ideve (EIN) me temë "Bota në Vitin 2025: Vënia e personave në Zemrën e Evropës; bazat për një rigjallërim social dhe ekonomik".

Berisha do të jetë referues në sesionin mbi "Limitet gjeografike të Bashkimit Evropian dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë" si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dhe bisedash me personalitetet dhe liderët e pranishëm në këtë konferencë.

Kjo konferencë e cila po zhvillon punimet në datat 15 deri më 17 tetor ne Vjenë, organizohet si një iniciativë e grupimit politik evropian EPP-ED (Partitë Popullore Evropiane-Demokratët Evropianë), grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian dhe mbledh një larmi të gjerë aktorësh politikë dhe intelektualë të shquar nga e gjithë Evropa.

Këtë vit zhvillohet takimi me pjesëmarrjen më të gjerë, rreth 400 liderë evropianë, parlamentarë, akademikë, lider biznesi, analistë etj të cilët do të diskutojnë dhe rrahin mendimet mbi problemet gjeopolitike të Evropës, përfshirë këtu edhe zgjerimin dhe përballjen me krizën ekonomike, marrëdhëniet mes vendeve fqinje etj.

Kjo iniciativë ka marrë nisjen shtatë vite më parë dhe është zhvilluar në Oxford, Madrid, Berlin, Lisbon, Lyon, Varshavë dhe në Fiuggi.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE