Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e hapur me porosi të mbyllur
English

Letra e hapur me porosi të mbyllur

Në fillim të letrës këta dy diplomatë perëndimorë thonë se kanë shkuar në Sarajevë për ta tentuar tejkalimin e stagnimit të situatës politike që e ka mbërthyer Bosnjen "dhe po e mbajnë atë larg së ardhmes paqësore dhe prosperuese"

Nga Vetëvendosje

Një ditë para takimit me krerët partiakë të Bosnje dhe Hercegovinës, Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt dhe Zv.sekretari amerikan i shtetit, James Steinberg, i dërguan një letër të hapur popullit të Bosnje dhe Hercegovinës. Përmes kësaj letre ata tentonin që ta ndikojnë kursin politik të vendit, dhe zotoheshin se do të jenë aty ta ndihmojnë Bosnjen në reformat e domosdoshme për integrime. Bosnja dhe Hercegovina do të mbajnë zgjedhje të përgjithshme në tetor të vitit 2010, ndërkohë që situata atje është duke shkuar drejt degradimit të vazhdueshëm. Prandaj edhe ky interesim i shtuar i ndërkombëtarëve për Bosnjen. Por çka thotë letra e hapur?

Në fillim të letrës këta dy diplomatë perëndimorë thonë se kanë shkuar në Sarajevë për ta tentuar tejkalimin e stagnimit të situatës politike që e ka mbërthyer Bosnjen "dhe po e mbajnë atë larg së ardhmes paqësore dhe prosperuese". Letra nuk vazhdon së shpjeguari se çka dhe kush e ka shkaktuar këtë stagnim. Pse Bosnja mbeti e ndarë përbrenda dhe kjo ndarje jo që nuk lëvizi para drejt zhdukjes së kufijve të brendshëm, por shkoi duke i thelluar ato. Natyrisht se boshnjakët e dinë më së miri se kush po e mban këtë stagnim dhe këtë thellim të ndarjes. Se dikush apo diçka gjithsesi duhet të jetë fajtor. Stagnimi nuk ka ardhur vetvetiu, pa shkak. Diçka e ka shkaktuar atë. E a nuk do të duhej të gjendej shkaktari dhe të dënohej ai, në mënyrë që stagnimi të tejkalohej dhe t'i lëshohej rrugë përparimit? Bildt dhe Steinberg sigurisht se e dinë kush është fajtori, por është politikë e perëndimit që të mos flitet për të publikisht. Por të adresuarit e kësaj letre, populli i Bosnjes, e di këtë edhe më mirë. Ata e dinë që progresin në Bosnje e ka peguar dhe vazhdon ta pengojë Republika Serbe e ndërtuar padrejtësisht dhe dhunshëm brenda territorit të shtetit. Është Marrëveshja e Dejtonit që u është imponuar atyre që ua pengoi zhvillimin dhe ua mohoi drejtësinë. Ata e duruan këtë padrejtësi tash e 14 vjet. Dhe tash kërcënohen përmes letrave të hapura që, nëse gjërat nuk lëvizin përpara vetë, ata do ta pësojnë sepse nuk do të marrin liberalizimin e vizave. Por kjo situatë nuk është faji i popullit të Bosnjes, pasi ata nuk e kërkuan Dejtonin. Këtë ua imponuan për ta kënaqur apetitin territorial të Serbisë.

Tutje në letër popullit të Bosnjes i thuhet se "një vend që nuk gëzon sovranitet të plotë nuk mund të konsiderohet kandidat kredibil për anëtarësim në BE". E kush ia mohon Bosnjes ushtrimin e plotë të sovranitetit? Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në nivel qendror, ndërsa ekzistenca e Republikës Serbe ia mohon asaj një territor të integruar të një entiteti politik (meqenëse Dejtoni realisht e së brendshmi e ndan Bosnjen në dysh për ta mbajtur atë formalisht të pandarë së jashtmi. Letra e diplomatëve të Evropës dhe ShBA-së tregon se në politikë dhe diplomaci realja i sipërvendoset formales). Një gjë të tillë vazhdimisht e kemi thënë ne për Kosovën - me ICO e EULEX Bashkimi Evropian na largohet e nuk na vjen më afër).

Kjo letër e hapur i paraqitet popullit të Bosnjes si një ofertë për ndihmë. Mirëpo kjo ndihmë nuk është e pakushtëzuar. Nuk është ofertë për ta ndihmuar popullin e Bosnjes në përmbushjen e nevojave të tyre, por vërtet është kërkesë nga populli i Bosnjes për ta ndihmuar diplomacinë në përmbushjen e interesave të tyre. Për shkak se në letër diplomatët nuk kanë harruar të përmendin se përpjekja e tyre bazohet ne 3 parime: 1. Sovraniteti dhe integriteti territorial i BeH-së është i shenjtë; 2. Marrëveshja e Dejtonit është bazë e reformës; 3. BeH-ja duhet të ketë një qeveri funksionale shtetërore e cila mund të merr vendime. Parimi i parë dhe ai i treti janë në rregull. Mirëpo ato marrin kuptim krejt tjetër kur fshihet tërësisht fakti i përmendur në fillim të këtij shkrimi - shkaktari i tërë kësaj mungese të sovranitetit dhe qeverisë sovrane. E shkaktari është parimi i dytë, Marrëveshja e Dejtoni e cila pikërisht e ndan Bosnjen territorialisht e institucionalisht duke ia vendosur institucioneve të saj një mision ndërkombëtar përmbi. Po që se reforma në BeH domosdoshmërisht e merr për bazë Marrëveshjen e Dejtonit atëherë parimi 1 dhe 3 doemos se do të shkelen. Kështu që këto parime ose janë parime pragmatike (të bazuarit në një marrëveshje të padrejtë të Dejtonit), ose do të jenë parime të drejtësisë (Bosnja Hercegovina e pandarë dhe sovrane). Se në rastet si Bosnja, por edhe si Kosova, pragmatizmi e përjashton drejtësinë. E përjashtimi i drejtësisë e përjashton arritjen e paqes. Ashtu siç po ndodh në Bosnje sot, kur shumëkush po e thotë se vendi po shkon drejt një konflikti të ri.

KOMENTE