Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacientët infektohen edhe në spital, Vasili: Në 2010 gati një plan masash
English

Pacientët infektohen edhe në spital, Vasili: Në 2010 gati një plan masash

Tiranë, 16 tetor NOA - Pacientët marrin infeksione edhe në spital.

Të paktën 33 për qind e pacienteve që shtrohen në Qendrën Spitalore universitare "Nënë Tereza' në Tiranë marrin infeksione në spital.

Kjo për shkak të mungesës së higjienës në pavijone dhe ngarkesat e larta me mikrobe në sallat operacionit.

Një fakt të tillë e ka pohuar sot edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili theksoi se parandalimi i infeksioneve shëndetësore është një punë e vështirë, por në fillim të vitit 2010 do të hartohet një plan masash, i cili do të shoqërohet edhe me buxhet.

"Do të bëjmë të pamundurën që në fillim të vitit 2010 të kemi planin e detajuar për të pasur një përballim të përditshëm të luftës kundër infeksioneve spitalore. Është betejë e vështirë, po duhet përballuar", tha sot Vasili.

KOMENTE