English

Pakistani përfshihet sërish nga dhuna, mbi 10 të vdekur nga një sulm vetëvrasës

Peshauar, 16 tetor, NOA - Pakistani përfshihet sërish nga një valë dhune, e cila prej dy javësh vazhdon në këtë vend përmes sulmesh ndaj godinave të institucioneve apo edhe sulme vetëvrasëse, të cilat në total kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.

Të paktën 11 persona kanë vdekur sot nga një sulm vetëvrasës në Pakistanin veriperëndimor, ku shpërthimi i automjetit ndodhi para një stacioni të policisë në Peshauar, kryeqytetin e provincës së trazuar Kufitare Veri-Perëndimore. Por sulmet më të fuqishme mësohet se kanë qenë në 24 orët e fundit, kur

persona të armatosur kanë sulmuar ndërtesa në të cilat janë vendosur forcat e sigurisë, ndërsa është shënuar edhe një sulm vetëvrasës në zonën veriperëndimore të vendit.

Sulmet në Lahore, në qendër të provincës pakistaneze Punjab dhe në Kohat, në veriperëndim ndoqën një trajektore sulmesh destabilizuese, përfshirë mësymja në zyrat qendrore të ushtrisë, para një ofensive ushtarake të afërt kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Vaziristanin Jugor.

n.e/NOA

Â

KOMENTE