English

Prezantohet për shqiptarët, një tjetër ofertë për shërbimin Vodafone Home

Oferta një mujore siguron tarifa më të lira për aparatet telefonikë dhe koston e abonimit

Tiranë, 16 tetor NOA - Këtë Tetor, Vodafone Albania vjen pranë klientëve me një tjetër ofertë fantastike për të gjithë ata klientë të cilët duan të përdorin shërbimin e telefonit në shtëpi Vodafone Home.

Për periudhën 9 Tetor-9 Nëntor 2009, të gjithë ata konsumatorë të cilët dëshirojnë të aktivizojnë planet tarifore Vodafone Home me parapagesë ose me kontratë do të përfitojnë një ulje prej 60% të çmimit të aparateve.

Si rrjedhim, me këtë ulje çmimi, një aparat Jablocom GDP-04A do të shkojë nga 18000 Lekë në 7200 lekë (me TVSH), dhe çmimi për një aparat Sagem RL 302 do të shkojë nga 10800 lekë në 4230 Lekë (me TVSH).

Për më tepër, të gjithë ata përdorues të cilët do të aktivizojnë shërbimin Vodafone Home me kontratë gjatë periudhës 9 Tetor - 9 Nëntor, nuk do të paguajnë tarifën mujore të abonimit prej 1000 Lekë (pa TVSH) për muajin e parë të aktivizimit.

Për të njëjtën kategori klientësh qëndron edhe oferta e aktivizimit të Shërbimit të Internetit, të cilin nëse e kryejnë gjatë këtij muaji nuk do të paguajnë tarifën e aktivizimit të Internetit prej 1250 Lekë (pa TVSH) për muajin e parë.

Shërbimi i telefonit të shtëpisë Vodafone Home, mundëson tarifa të leverdisshme duke filluar nga 4.17 lek/min drejt numrave VF Home dhe numrave të tjerë fiks në të gjithë Shqipërinë, akses në internet me çmime konkuruese si dhe mjaft lehtësi të tjera komunikimi.

KOMENTE