English

Tetor, Shqipëria zbret 4 vende më poshtë në listën e FIFA-s dhe 1 në të UEFA-s

Tiranë, 16 tetor, NOA - Humbja e fundit zhgënjyese me kombëtaren e Suedisë duket se i ka kushtuar shumë kombëtares shqiptare, e cila në renditjen më të fundit të FIFA-s rezulton të jetë 4 pozicione më poshtë se më parë për muajin tetor.

Realisht, ajo gjendet me 4 pozicione të humbura në renditjen e FIFA-s për këtë muaj, duke u gjendur në vendin e 97-të në kuotën e 334 pikëve. Ndërkaq, në renditjen e përfaqësueseve të UEFA-s, Shqipëria duket se ka humbur një pozicion, krahasuar me një muaj më parë.

Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE