Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, arrestohen dy të rinj, vidhnin pasqyrat e Benza-ve
English

Tiranë, arrestohen dy të rinj, vidhnin pasqyrat e Benza-ve

Tiranë, 16 tetor NOA - Dy të rinj janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen për vjedhje pasqyrash të automjeteve tip-Benz.

Astrit Lokja, 26-vjeç dhe Alban Hyka, 23-vjeç nga Shkodra u arrestua dje nga policia pasi, gjatë një kontrolli të kryer në mjetin e tyre tip "Benz", me targa TR 1689 M, pranë stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë, ju gjetën pesë pasqyra mjeti tip "Benz", 3 kaçavida, një komplet çelësash ekzagon, pinca dhe një çelës poligon.

Fill pas gjetjes së materialeve të cilat shërbejnë për të çmontuar pasqyrat e automjeteve, policia nisi hetimet për të zbuluar nëse dy të rinjtë i kishin vjedhur ato.

Kështu pas hetimeve policia zbuloi se të arrestuarit i kishin vjedhur pesë pasqyrat në kohë të ndryshme në kryeqytet.

Sipas policisë të gjitha vjedhjet ishin kryer në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë dhe dy shkodranët gjuanin Benzat për tu çmontuar atyre pasqyrat.

k.k/NOA

Â

KOMENTE