English

Tiranë, persona të maskuar tentojnë të grabisin një filial të "Uestern Union"

Tiranë, 16 tetor NOA - Një "Uester Union" i ka shpëtuar paq grabitjes së dy personave të maskuar të cilët u larguan me shpejtësi pasi pandehën se u diktuan.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën e "Durrësit" përballë gjimnazit "Qemal Stafa", në Tiranë kur dy persona të maskuar, kanë tentuar të grabisin pikën e shpërndarjes "Uester Unionin", pronë e shtetases M.L.

Gruaja ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ku oficerë të shumtë mbërritën pranë agjencisë për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja pa grabitur para.

k.k/NOA

KOMENTE