English

Torturon beben e porsalindur, arrestohet i riu shqiptar: Isha i shokuar

Selanik, 16 Tetor NOA - Një fëmijë i porsalindur ndodhet në gjendje kritike për jetën, disa orë pasi u dhunua egërsisht në rrethana ende të paqarta të shokut psikologjik, nga babai i tij, një 25 vjeçar shqiptar.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA citon burime zyrtare të policisë së Katerinit, qyteti ku ndodhi ngjarja dhe bën të ditur se është kryer arrestimi i 25-vjeçarit, një emigrant nga Shqipëria me leje të rregullt qëndrimi në Greqi.

Bebja, një vajzë që kishte ardhur në këtë botë nga një lindje normale, 11 ditë më parë, gjendet aktualisht në spitalin "Ipokratio" të Selanikut, ku mjekët bëjnë të ditur se rreziku për jetën është evident.

Policia deklaroi se fëmija ishte keqtrajtuar rëndë nga i ati i tij 25 vjeçr, mëngjesin e së Premtes në banesën ku jetonin në Katerini.

Mësohet se 25-vjeçari e ka marrë vajzën e sapolindur dhe e ka goditur fort në kokë, më tej e ka përplasur në dysheme dhe gjithashtu e ka shkelmuar sërish në kokë, me rezultat, plagë të rënda sidomos në kokë.

Policia deklaroi se ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit dhe ditën e Shtunë ai do të dalë para gjykatës nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

I dyshuari ka deklaruar se përballej prej disa ditësh me probleme psikologjike dhe se ishte i tmerruar nga fakti se kishte qenë protagonist i torturimit të të bijës.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE