Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veprimtaritë artistiko-kulturore në kuadrin e Festës Kombëtare të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës
English

Veprimtaritë artistiko-kulturore në kuadrin e Festës Kombëtare të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës

Në kuadër të festimeve me rastin e "Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës", më datë 19 tetor 2009, ju informojmë se Institucionet Kulturore Artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS, kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar ditës "Shën Tereza e shqiptarëve". Me konkretisht:

Teatri KombëtarÂ

Institucioni i Teatrit Kombëtar do të shfaqë premierën, "Banorët e Katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, vënë në skenë nga regjisorja Sonila Kapedani. Shfaqja do të organizohet me ftesa, hyrje e lirë për publikun, duke i dhënë mundësinë kështu publikut që të frekuentojë teatrin falas në këtë ditë festive.Â

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli PopullorÂ

Institucioni i T.K.O.B.A.P, do të organizojë në paraditen e kësaj dite një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë të T.K.O.B.A.P.Â

Në mbrëmje do të shfaqet premiera "Porgy and Bess" në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.Â

Arkivi Qendror i FilmitÂ

AQSHF, si çdo përvjetor do të organizojë edhe këtë vit në kuadër të manifestimit "Shën Tereza e Shqiptarëve" shfaqjen e dy filmave dokumentarë në kinemanë e institucionit në datat 16 dhe 20 tetor 2009, duke filluar nga ora 12.OO, me nxënësit e shkollave të mesme, si dhe të ftuar të tjerë:Â

Shfaqje filmike ditën e premte dt. 16.10.2009, ora 11, në sallën e AQSHF.

Filmi dokumentar mbi figurën e së lumes "Nënë Tereza", prodhim i DEA Film, me financim të QKK dhe TVSH, (Regjia: Kujtim Gjonaj. Kohëzgjatja 50') Shfaqje filmike ditën e martë, dt. 20.10.2009, ora 12 në sallën e AQSHF Filmi dokumentar "Aleluja!", prodhim i Albafilm Studio i vitit 1992. (Regjia Kristaq Mitro. Kohëzgjatja 15').

Filmi dokumentar "Kardinali i parë shqiptar" mbi figurën e Mikel Koliqit. Prodhim i Albafilm Studios. (Regjia Rikard Ljarja. Kohëzgjatja 30').

Galeria Kombëtare e Arteve

G.K.A do të jetë e hapur dhe me orar të zgjatur në mënyrë që publiku mund të vizitojë të gjitha ambientet e galerisë pa biletë. (hyrje e lirë).

 Publiku do të mund të vizitojë 6 sallat e linjës së GKA dhe njëkohësisht dhe ekspozitën fotografike "Jordi SOCIAS", e çelur në bashkëpunim me Shoqërinë Shtetërorë Kulturore të Jashtme të Spanjës dhe Ambasadës së Spanjës në Shqipëri.Â

Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve

 Ideja e programit në QKKF do të mbështetet në ndërthurjen dhe performimin e të gjitha gjinive artistike që zhvillohen në këtë qendër. Vendi i zhvillimit të aktiviteteve mendohet të jetë T.K.K, brenda dhe jashtë ambienteve të kësaj qendre.

Në skenën e T.K.K do të ketë një shfaqje për fëmijë që do ti kushtohet kësaj dite festive.

Piktorët e vegjël, të frymëzuar nga puna dhe figura e Nënë. Terezës, do të hedhin në telajo piktura në formate të ndryshme në ambientin para T.K.K.

Kori i fëmijëve do të performojë një repertor të larmishëm të këngëve për fëmijë.

Balet klasik, valle tradicionale dhe poezi kushtuar punës dhe veprës së kësaj shenjtoreje do të shoqërojnë këtë program në nderim të figurës së saj.

KOMENTE